Komuniteti Politik Evropian, nga Kosova merr pjesë presidentja Osmani, Vuçiq arrin në Londër

Aktuale

Komuniteti Politik Evropian, nga Kosova merr pjesë presidentja Osmani, Vuçiq arrin në Londër

Më: 17 korrik 2024 Në ora: 15:18
Komuniteti Politik Evropian

Më 18 korrik në Londër do të mbahet takimi i radhës i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë ngjarje Kosova do të përfaqësohet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani e kishte konfirmuar para një jave nga Washingtoni se do ta marrë pjesë në këtë organizim.

Serbia ndërkohë do të përfaqësohet nga presidenti serb, Aleksander Vucic, i cili ka arritur sot në Londër.

Në këtë samit, Vuçiq siç raportojnë mediat serbe, do të marrë pjesë në një tryezë për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë.

Kreu i shtetit serb pritet që të takojë edhe presidentin e Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrin holandez, Dick Schoof.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat