Mediat serbe sjellin pamje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit

Aktuale

Mediat serbe sjellin pamje të reja nga vrasja e Faton Hajrizit

Nga: H.O. Më: 19 korrik 2024 Në ora: 17:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasësi i policit serb, Faton Hajrizi është vrarë duke u arratisur në Banjë Koviljaçë.

“Që shqiptari është vrarë e ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq”, shkruajnë mediat serbe.

Ai ka mbërritur në vendngjarje.

“Për momentin janë të bllokuara të gjitha afrimet dhe na ndalohet qasja në vendin ku është likuiduar, i gjithë qyteti është pushtuar nga pjesëtarët e MPB-së”, thanë gazetarët për agjencinë serbe.

Mbi 150 pjesëtarë të policisë dhe njësisë së Hellkipoterx-it kanë kërkuar për gati dy ditë Faton Hajrizin.

Gjatë një kontrolli rutinë në Loznicë, ai vrau një polic serb dhe plagosi rëndë kolegun e tij.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat