Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Aktuale

Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2024

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 15 gusht 2024 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve  përmes një njoftimi për media thotë se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat