Kjo grua kërkohet nga Policia, dyshohet për “Lëndim të lehtë trupor”

Aktuale

Kjo grua kërkohet nga Policia, dyshohet për “Lëndim të lehtë trupor”

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të kërkuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, e cila ka ndodhur më 3 gusht 2024 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.

Policia ka publikuar foton e personit të kërkuar bazuar në ligj me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

“Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren dhe e-mail adresa [email protected]”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat