Pas grafiti serb, ku bëhet thirrje për vrasjen e shqiptarëve ka reaguar, Shaip Kamberi.
Ai ka thënë Dragan Stevanoviq - Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi.
“Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë”, shkruan ai.
Reagimi i plotë:
Albanofobia e nxitur
Pas deklaratave të shefit të vartësit të Aleksandar Vuçiqit, Dragan Stevanoviq - Bocke dhe Drejtorit të Shërbimit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nenad Mitroviq të cilët nxituan të gjykojnë protestën e djeshme të shqiptarëve për të drejta e barazi, sot, kemi reagimin e para albanfob në Bujanoc.
Në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc është shkruar një mbishkrim "Smrt siptarima" (Vdekje shqiptarëve) deri më tani, nga persona të panjohur.
Këta dy zyrtarë shtetëror, duke sulmuar të drejtën e shqiptarëve për protesta, për libra, për integrim, për njohje të diploma, për ndalesë të pasivizimit, për zhvillim ekonomik, kanë nxitur një valë reagimesh antishqiptare, kulmi i së cilës u arrit me këtë mbishkrim në institucionin shëndetësorë.
Akoma nuk ka asnjë reagim nga organet e rendit, që është veprim krejt ndryshe nga ai para disa ditëve, kur një komentues shqiptar në Facebook, ishte arrestuar "për nxitje të urrejtjes ndërnacionale" dhe të cilit u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Natyrisht, nxitësit e kësaj albanofobie, Bocke dhe Mitroviq, mbeten të heshtur, sepse, në një shtet ligjor do të ishin të parët ndaj të cilëve do të duhej të ndërmerreshin masa ndëshkuese.