Burim Ramadani paditë deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj për shpifje dhe fyerje

Aktuale

Burim Ramadani paditë deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj për shpifje dhe fyerje

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 17:17
Burim Ramadani dhe Arber Rexhaj

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka njoftuar se ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar Arbër Rexhaj do të përballet në Gjykatë për shpifjet dhe fyerjet.

“Jam i lumtur që do të përfaqësohem nga “ACCESS LAW OFFICE”, përkatësisht nga avokati Burim HALILI dhe juristja Kaltrinë HYSENI, në proces gjyqësor!

Besoj që Gjykata do të merr vendim meritor”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat