Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar ndaj një propagande që ai thotë se ia ka bërë shërbimi sekret i Serbisë.
Zeqiri ka thënë se ky shërbim po mundohet të linçojë, frikësojë, shantazhojë si dhe gënjejë.
Tutje, ai ka thënë se nuk do të bie pre e këtyre propagandave.
“Paskan tentuar për të sulmuar prap propaganda e shërbimeve sekrete e Serbisë, duke u përpjekur të linqojë, gënjejë, frikësojë, shantazhojë, etj.
Por as unë dhe as një qytetar i Zubin Potokut , pa dallim, nuk do të biem pre e ktyre prapagandave të paskupullta të kuzhinave demode të dezinformatave të qarqeve, që asnjëherë nuk ju intereson për mirëqenie të qytetarëve, por vetëm për destabilizim , që të pasurohen në kurriz të qytetarëve të varfër”, ka shkruar ai në Facebook.