Deputetja e LDK-së: VV e ka përmbushur programin legjislativ duke u koordinuar me Radoiçiqin

Aktuale

Deputetja e LDK-së: VV e ka përmbushur programin legjislativ duke u koordinuar me Radoiçiqin

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 08:53
Rrezarta Krasniqi

Deputetja nga radhët e “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Rrezarta Krasniqi ka deklaruar se nuk pret asgjë nga mazhoranca në sesionin e ri.

 “Nuk pritet asgjë nga deputetë e VV-së, këta deputetë disa ligje i kanë votuar kundër kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thotë Krasniqi.

Krasniqi thotë se deputetët e VV-së e kanë përmbush gjysmën e programit legjislative me koordinimin me Radojçiqin dhe punësimet partiake.

“Nuk e kanë përmbushë as për gjysmë programim legjislativ, pos atyre që janë koordinuar me Millan Radojçiqin dhe punësimet partiake që i kanë bërë ashtu siç edhe ju kanë publikuar edhe bisedat se si i përdorin ministrat e qeverisë për punësime e kurdisje të tenderëve”.

Sipas Krasniqit, deputetët e pushtetit aktual dirigjohen nga Dejona Mihali.

“I gjithë grupi dirigjohen nga Dejona, kanë dështuar me qëllime dhe të gjitha komisione hetimore me qellim nuk vijë as në mbledhje veç të fitojë në kohë”, u shpreh deputetja e VV-së.

Deputetja e LDK-së thotë se VV-ja me para të buxhetit të shtetit po mundohet të fitojë vota.

“Të gjitha vendimet tani e tutje që i marrin i bëjë për kalkulime ne vota pas caktimit të datës së zgjedhjeve, me para të buxhetit të shtetit mundohen të fitojnë vota”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat