Gashi: Katër vitet e parlamentarizmit nën udhëheqjen e VV-së më të dështuarat për Kosovën

Aktuale

Gashi: Katër vitet e parlamentarizmit nën udhëheqjen e VV-së më të dështuarat për Kosovën

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 13:06
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se legjislatura e Kuvendit të Kosovës nën udhëheqjen e Qeverisë Kurti  do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë.

“Po hyjmë në muajt e fundit të legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, kjo legjislaturë me këtë qeveri do të konsiderohet si më e dobëta në Kosovë në aspektin e vendimmarrjes, është karakterizuar me kapje të institucioneve me shkelje të kushtetutës dhe tendenca të vazhdueshme.

Pra në aspektin e fushëveprimtarisë së vetë si rezultat i dominimit nga LLV-ja të gjitha shtyllat e kuvendit janë paaftësuar në funksionin e tyre”, ka deklaruar ai.

“Për keqardhje, 4 vite të parlamentarizmit nen udhëheqjen e VV-së katër vitet  më të dështuara për Kosovën. Dhe sot Kosova si shkak i kësaj qeverisje gjendet nën sanksione ndërkombëtare, qeverisja e tyre bazohet mbi ide të popullizmit, dhe jo mbi idetë e qeverisjes demokratike, prandaj këto 3 muaj deri në fund do i bindim qytetarët e Kosovës për atë që ka ndodhur kjo është periudhë e rëndësishme”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat