U arrestuan nga Policia e Kosovës, merret vendimi për dy politikanët serbë

Aktuale

U arrestuan nga Policia e Kosovës, merret vendimi për dy politikanët serbë

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 15:07 Përditësuar në ora: 18:14 më 10.09.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Lirohen dy politikanët serbë që u arrestuan sot në veri, gjobiten për prishje të qetësisë publike

Janë liruar politikanët serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në veri, raporton portali “Kossev”.

Ata janë gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Në media u raportua se Arsenijeviq u arrestua pasi i fishkëlloi kryeministrit Albin Kurti.

I pyetur për këtë, zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani vetëm është përgjigjur “ka fishkëllu”, pa treguar ndaj kujt.

Arrestohen edhe një politikanë serbë në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri  dy politikanë serbë, Aleksandar Arsenjevic dhe Ivan Orlovic.

Këtë për media e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se ata janë shoqëruar në polici për prishje të rendit dhe qet¡sisë si dhe për bezdisje.

Policia konfirmon arrestimin e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviq - pamjet

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar sërish nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza. Ai tha se pos Arsenijeviqit është arrestuar edhe një person tjetër.

“Po, është dërguar në stacion dhe i lëshohet një tiketë atij dhe një personi tjetër”, tha Fejza.

Arrestimi i tyre lidhet me prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla sot në veri, ku bashkë shkuan për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor në Leshak.

Sipas Kossev, Kurti u pa edhe në një “fast-food” të hapur në fund të shëtitores së Mitrovicës.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat