Policia po interviston një person lidhur me rastin e Banjskës

Aktuale

Policia po interviston një person lidhur me rastin e Banjskës

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 19:04
Banjskë

Një person është shoqëruar në stacionin policor në Mitrovicë.

Sipas PK-së ai është duke u intervistuar lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë vitit e kaluar.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistu në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet”, ka thënë Elshani.

Të mërkurën Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave në krye me Milan Radoiçiqin për sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas Prokurorisë, grupi terrorist kishte për qëllim ndarjen e veriut të Kosovës dhe bashkimin e asaj pjese me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat