Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur rreth zgjedhjeve të ardhshme duke theksuar se Albin Kurti do t’i fitojë ato.
Sipas tij, kryeministrin Kurti e ngrit Opozita ndërsa ministrat e tij e fundosin.
“Albin Kurtin e ulin poshtë ministrat e tij ndërsa e ngrisin lartë Opozita dhe kritizerët e tij, sa herë po flet Opozita Albin Kurtit vetëm se po i shkojnë përqindjet përpjet, unë i kam disa statistika të NDI-së prandaj edhe po i flas këto fjalë”, tha ai.
Spahiu ka shtuar se në zgjedhjet lokale Vetëvendosja ka qenë me epërsi ndaj partive tjera.