Enver Dugolli, deputet i VV-së, ka folur rreth ngritjes së aktakuzës rreth sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Duke folur për këtë temë, Dugolli ka vlerësuar se Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, është në siklet.
Sipas Dugollit, ky siklet i Vuçiqit vjen për shkak të aktakuzës për Banjskën, duke e lavdëruar në mënyrë indirekte punën e Prokurorisë Speciale, që ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave të pushtetit.
“Presidenti i Serbisë është në një siklet të madh pas ngritjes se aktakuzës në Banjskë dhe nuk di si të veprojë, por Kosova nuk ka si te ja heq sikletin Vuçiqit” – tha Dugolli.