Zhvillimet e fundit në veri, vjen një propozim për Qeverinë e Kosovës: Ja si mund të ‘ndalet’ Vuçiqi!

Aktuale

Zhvillimet e fundit në veri, vjen një propozim për Qeverinë e Kosovës: Ja si mund të ‘ndalet’ Vuçiqi!

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2024 Në ora: 16:40
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Publicisti Emin Azemi ka reaguar ashpër ndaj politikave të presidentit serb, Aleksandër ndaj Kosovës.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Vuçiqi është diskriminuesi më i madh i serbëve të Kosovës.

Sipas Azemit presidenti serb e ëndërron veriun e Kosovës si një ambulancë lëvizëse për qëllimet e tij politike e propagandistike.

Krahas kësaj, ai dha një propozim për Qeverinë e Kosovës, që lidhet me ndalimin e aventuarve luftënxitëse të Vuçiqit.

“A është e mjaftueshme kjo prani e shtetit të Kosovës në veri të vendit, vetëm me uniforma dhe me njerëz të komanduar nëpër komuna, nëse përtej kësaj pranie nuk fillon edhe një qasje më civile e më paqësore ndaj serbëve lokal që jetojnë në veri të Mitrovicës. Qeveria e Kosovës do të duhej të ketë një digaster dhe një ekip të posaçm njerëzis që do të merreshin ekskluzivisht me këtë problematikë, duke deleguar staf e detyra në terren, të shoqëruar me diplomatë e gazetarë të huaj, të cilët do të detektonin nevojat dhe hallet e çdoditshme që kanë serbët në veri të Mitrovicës dhe jo vetëm ata.

Vetëm në këtë mënyrë do t'iu ndalet hovi politikave aventuriere e luftënxitëse të Vuçiqit, i cili serbët e Kosovës vazhdon t'i trajtojë si "terapi" për të shëruar komplekset e një mendësie që mbështetet në mitet mbi "Kosovën si djep i Serbisë"”, shkroi ndër të tjera Azemi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vuçiqi diskriminuesi më i madh i serbëve të Kosovës.

Vuçiqi e ëndërron veriun e Kosovës si një ambulancë lëvizëse të cilën do ta barte në podiumet e tij politike-propagandistike, për t'i paraqitur serbët e kësaj pjese të Kosovës si viktimë e një "terrori" të cilët duhet "shëruar" me metodat e tij të përhapjes së panikut dhe tmerrit.

Caku i kësaj "terapie" gebelsiane, nuk janë serbët, por veriu i Kosovës... Çuditërisht për të "drejtat e nëpërkëmbura" flet më tepër Vuçiqi se sa vet serbët e Kosovës. Këta të fundit asnjëherë nuk kanë patur një zë përfaqësues që e flet të vërtetën, pasi që në emër të tyre kanë folur gjithnjë megafonë të dirigjuar nga Vuçiqi.

 Në Kosovë nuk jetojnë vetëm serbë në veriun e saj, por edhe në pjesë të ndryshme, të cilët e kanë pranuar realitetin kushtetues, ligjor e shtetëror të Kosovës, por Vuçiqi më tepër merret me serbët e veriut, sepse ajo copë tokë i intereson atij.

Më tepër se askush tjetër nuk i diskriminon serbët e Kosovës se sa vet Vuçiqi: në njërën anë ai bën dallime në qasje ndaj serbëve në pjesë të ndryshme të Kosovës, në anën tjetër gjithë retorikën luftëlnxitëse kundër Kosovës e bazon në narrativin mbi pozitën e serbëve në veri të lumit Ibër!

Veriu i Kosovës dhe serbët që jetojnë aty kanë lidhshmëri vetëm në retorikën e Vuçiqit, por jo edhe në qasjen praktike të politikave të tij. Serbët e veriut të Kosovës më tepër po ndjejnë siguri tani me praninë e shtetit të Kosovës në atë pjesë të vendit, se dikur kur atë e kontrollonin bandat e Radoiçiqit. Dallimi është i madh, por serbët kanë frikë të flasin hapur për këtë.

Politikat Vuçiqit janë treguar të dështuara si qasje ndaj problemeve reale që kanë serbët e Kosovës, për arsye se produkt i atyre politikave është Radojçiqi me shokë. Ky i fundit (lexo: Vuçiqi) u dëshmua se është një armik i Kosovës, për rrjedhojë edhe armik i serbëve që jetojnë aty, për arsye se deshti në mënyrë kriminale të shkëpusë një pjesë të teritorit të Republikës së Kosovës.

A është e mjaftueshme kjo prani e shtetit të Kosovës në veri të vendit, vetëm me uniforma dhe me njerëz të komanduar nëpër komuna, nëse përtej kësaj pranie nuk fillon edhe një qasje më civile e më paqësore ndaj serbëve lokal që jetojnë në veri të Mitrovicës. Qeveria e Kosovës do të duhej të ketë një digaster dhe një ekip të posaçm njerëzis që do të merreshin ekskluzivisht me këtë problematikë, duke deleguar staf e detyra në terren, të shoqëruar me diplomatë e gazetarë të huaj, të cilët do të detektonin nevojat dhe hallet e çdoditshme që kanë serbët në veri të Mitrovicës dhe jo vetëm ata.

Vetëm në këtë mënyrë do t'iu ndalet hovi politikave aventuriere e luftënxitëse të Vuçiqit, i cili serbët e Kosovës vazhdon t'i trajtojë si "terapi" për të shëruar komplekset e një mendësie që mbështetet në mitet mbi "Kosovën si djep i Serbisë".

Vetëm në këtë mënyrë, Kosova për Vuçiqin do të mund të shndërrohet në një ambulancë e mbetur në baltë, ku ai si një pacient i vetmuar do ta shoh "botën serbe" në formë të një fatamorgane në ëndrrat e shkretëtirës së tij mendore./ea

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat