Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova

Aktuale

Në Holandë mbahet takimi rajonal për personat e zhdukur, pjesëmarrëse edhe Kosova

Më: 14 shtator 2024 Në ora: 23:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur është mbajtur takimi i Grupit Rajonal për Personat e Zhdukur.

Sipas Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, ky grup funksionon sipas Planit Kornizë Rajonal në zbatim të Deklaratës për Personat e Zhdukur nga Samiti i Londrës i vitit 2018, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Bëhet e ditur se krahas diskutimeve dhe përgatitjeve për takimin e radhës në kuadër të Procesit ët Berlinit, sipas kërkesës paraprake të kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, pjesëmarrësit kanë prezantuar edhe angazhimin rajonal në përmbushje të objektivave të Planit Kornizë, me theks, adresimin dhe punën në terren.

Drejtoresha e Përgjithshme e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, Kathryne Bomberger, theksoi se puna e Grupit Rajonal është thelbësore për të siguruar përgjigje për ata që janë ende të zhdukur.

Kjo çështje ka të bëjë me sigurimin e drejtësisë për familjet e të zhdukurve – njohjen e vuajtjeve që kanë kaluar, sigurimin e llogaridhënies dhe rivendosjen e dinjitetit për viktimat, dhe se zgjidhja e këtyre rasteve nuk është vetëm një proces teknik, por është detyrim moral dhe ligjor”, tha Bomberger.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat