Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo Yahya Sinwar

Aktuale

Joseph me mesazh për Serbinë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo Yahya Sinwar

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 21:47
Edward Joseph

Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë “afërsisht” aq të vështira dhe të pazgjidhshme sa në Lindjen e Mesme.

Joseph, duke folur në forumin “Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2024 – Me rëndësi vendimtare për hemisferën perëndimore dhe Serbinë”, që u organizua në Beograd, tha se serbët duhet të jenë të lumtur që e kanë fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.

“Duhet të jeni të lumtur që fqinji juaj është (Kryeministri i Kosovës) Albin Kurti dhe jo Yahya Sinwar dhe të çmendurit e tjerë atje”, tha Joseph në një lidhje online në forumin që u organizua në Beograd.

Hopkins theksoi se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden humbi mundësinë për të rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Nëse kandidatja demokrate Kamala Harris fiton zgjedhjet e ardhshme, Ballkani edhe më tej nuk do të jetë në krye të agjendës së saj për shkak të situatës së komplikuar në botë, por që administrata mund të ndryshojë qasjen e saj”, tha Joseph.

Profesori universitar i Johns Hopkins theksoi se pas Banjskës, askush në Departamentin e Shtetit nuk ka iluzion se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është aleati i tyre dhe se ata kanë mirëkuptim për njëri-tjetrin vetëm për shkak të municioneve për Ukrainën dhe litiumin.

Ai shtoi se SHBA-ja mendon se nuk është vetëm Kurti problem në Ballkan, por edhe Beogradi dhe se situata në rajon është përkeqësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat