Dosja e Prokurorisë për Izedin Bytyqin – Përfitime e shantazh ndaj zyrtareve për shlyrjen e borxheve të kompanive

Aktuale

Dosja e Prokurorisë për Izedin Bytyqin – Përfitime e shantazh ndaj zyrtareve për shlyrjen e borxheve të kompanive

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 18:21
Izedin Bytyqi

Kepërdorim i detyrës zyrtare, tejkalim të kompetencave dhe përfitim të kundërligjshëm, presion ndaj zyrtareve, janë disa prej veprave të kundërligjshme që dyshohet se i ka kryer Izedin Bytyqi, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në dosjen e prokurorit të shtetit për kërkesën e masës së arrestit shtëpiak ndaj tij, të cilën e ka siguruar gazeta Paparaci, janë shpjeguar në detaje veprimet e kundërligjshme të Bytyqit, i cili është arrestuar të martën.

Ekziston dyshimi i bazuar se në cilësinë e personit zyrtar, si Sekretar i Përgjithshëm, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, duke vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat dhe procedurat e përcaktuara në Ligjin për Ujërat e Kosovës, ashtu që i pandehuri ka anashkaluar në tërësi raportin e grupit ministror, të cilin e ka formuar me vendimin 4203/2021, me qëllim të përllogaritjes së borxheve të Operatorëve Ekonomik, ambalazhuesve ndaj ARPL-së, sipas të cilit raport vlera e përgjithshme e borxheve të krijuara nga operatorët ekonomik është 19,297,447.67 euro, ndërsa i pandehuri pa bazë ligjore, si dhe pa e verifikuar gjendjen faktike, ka nxjerrë vendime të kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve të disa operatorëve ekonomikë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër dhe shkaktimit të dëmit buxhetit të Kosovës”, thuhet në këtë dosje.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se më 07.09.2021 ka nxjerr Vendim Financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Fluidi”, të cilit për periudhën kohore prej janarit 2009 deri në qershor 2021, i cakton si detyrim financiar vetëm shumën prej 13 mijë e 72.30 euro, ani pse ky operator ekonomik vetëm për periudhën kohore prej vitit 2008-2013, sipas grupit ministror të vitit 2014, detyrohej për borxhin prej 4,458,24.00 euro, e po që se do të llogaritej edhe periudha kohore prej vitit 2014 e tutje, borxhi do të jetë shumë herë më i lartë.

“Me datë 31.08.2021, ka nxjerr vendimin financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Fruti”, të cilit për periudhën kohor prej vitit 2017 deri në muajin qershor 2021 i përcakton si detyrim financiar shumën prej 39,81 euro, ani pse ky operator ekonomik ka operuar si ambalazhues dhe përllogaritja e detyrimit për ujin e shfrytëzuar është dashur që t’i llogaritet për litër të shitur e jo për metër kub, pasi që kjo është në kundërshtim me udhëzimin administrativ”, thuhet në dosje.

“Me datë 11.03.2022, ka nxjerr vendimin financiar për përllogaritjen e detyrimit financiar për operatorin ekonomik “Frutex”, i cili si aktivitet ka prodhimin dhe ambalazhimin e lëngjeve freskuese, të cilit për periudhën kohore prej muajit korrik 2019 deri në dhjetor 2021, i përcakton si detyrim financiar shumën prej 127.40 euro”, thuhej më tej.

I pandehuri Izedin Bytyqi në shkelje të detyrave zyrtare she si rezultat i përllogaritjes së borxheve në mënyrë të kundërligjshme të disa operatorëve ekonomik, në muajin dhjetor të vitit 2023, i ka mundësuar që operatorit ekonomik “Frutti” vazhdimin e lejes ujore pa i plotësuar kushtet ligjore dhe në kundërshtim me kriteret e caktuara në lejet paraprake, dhe këtë e ka arritur pasi që është ushtruar presion tek zyrtarët e MMPHI-së, Besarta Bajgora dhe Mevlane Kuka, të caktuara për të shqyrtuar kërkesat për vazhdimin e lejeve ujore, e të cilat janë kërcënuar nga Naser Hafizi se po që se nuk do të vepronin sipas kërkesave të tij, do të inicionte procedura disiplinore për largim nga puna.

“Në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të MMPHI-së, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që gjatë vitit 2022-2023 ua ka mundësuar përfitimin e kundërligjshëm prej 10 për qind të pagës bazë për punë të kryera brenda orarit të punës zytareve Besarta Bajgora dhe Mevlane Kuka, të cilat nën presionin e të pandehurit Naser Hafizi kanë përgatitur dosjet e operatorëve ekonomik dhe kanë hartuar vendimet e kundërligjshme për zvogëlimin e borxheve dhe vazhdimin e lejeve ujore ani pse operatorët ekonomik nuk i kanë plotësuar kushtet e kërkuara”, thuhej më tej.

“Po ashtu duke tejkaluar kompetencat, i njëjti në muajin nëntor të vitit 2021, ka marrë vendim të kundërligjshëm, duke emëruar komisionin për zhvillimin e procedurës administrative për akte ujore me anëtarë jashtë njësisë përgjegjëse, respektivisht, ka anashkaluar zyrtaren përgjegjëse, Myvedete Muja si kompetente për vazhdimin e lejeve ujore, pasi që e njëjta ka kundërshtuar që të bëjë vazhdimin e lejeve ujore pa i plotësuar kriteret ligjore”, thuhej në dosje.

Prokuroria thotë se duke qenë në pozicion të rëndësishëm në MMPHI, i pandehuri Izedin Bytyqi ka qenë i njoftuar nga dëshmitarja Makfirete Dibrani, e cila në cilësinë e zyrtare së ARPL-së, disa herë e ka informuar se këto vendime janë të kundërligjshme dhe se nuk kanë bazë ligjore, dhe se me këto veprime do të dëmtohet buxheti i shtetit.

“I pandehuri Izedin Bytyqi përkundër kësaj, ka vazhduar me nënshkrimin e vendimeve/ njoftimeve si dhe Vendimeve Financiare, të cilat fillimisht i ka iniciuar dhe nënshkruar i pandehuri Naser Hafizi si zëvendësues udhëheqës i Autoritetit të ARPL-së. Lidhur me këtë, vlen të theksohet se dëshmitarja- zyrtarja Makfirete Dibrani, në cilësinë e udhëheqëses së DMRU-së, vazhdimisht e ka kundërshtuar nxjerrjen e këtyre vendimeve dhe si pasoj e kësaj, të njëjtësi, i kanë iniciuar disa herë procedura disiplinore e po ashtu i kanë bërë vlerësim të dobët të performancës”, thuhej në dosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat