Bislimi flet për sulmin në Ibër-Lepenc me zyrtaren e DASH’it, falënderon ShBA’në për mbështetjen në zbardhjen e tij

Aktuale

Bislimi flet për sulmin në Ibër-Lepenc me zyrtaren e DASH’it, falënderon ShBA’në për mbështetjen në zbardhjen e tij

Më: 7 dhjetor 2024 Në ora: 09:18
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është takuar në Departamentin Amerikan të Shtetit me Drejtoreshën për për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit në këtë takim është diskutuar për sulmin e javës së kaluar në kanalin e Ibër-Lepencit, ku ka falënderuar ShBA’në për dënimin e sulmit dhe mbështetjen ndaj Kosovës për zbardhjen e plotë të tij.

Është folur edhe rreth zhvillimit ekonomik, sigurinë energjetike dhe investimeve në këtë fushë.

“Më tej, ai foli dhe rreth iniciativave e politikave të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre. Në takim u diskutua dhe rreth zhvillimeve në lidhje me procesin e dialogut”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat