“Kosova mbështetet në udhëheqjen e SHBA-ve”, Osmani tregon se çfarë i tha Donlad Trumpit në Paris

Aktuale

“Kosova mbështetet në udhëheqjen e SHBA-ve”, Osmani tregon se çfarë i tha Donlad Trumpit në Paris

Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 13:29
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka pasur nderin të takohet me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, gjatë qëndrimit të saj në Paris.

Ajo ka uruar Trump për fitoren e tij në emër të popullit të Kosovës dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara.

“Gjatë qëndrimit tim në Paris, ishte nder të takohem me Presidentin Donald Trump dhe ta uroja atë për fitoren në emër të popullit të Kosovës. Po ashtu, e rikonfirmova angazhimin tonë për forcimin e aleancës sonë”, ka shkruar Osmani në “X”.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Kosova mbështetet tek udhëheqja e fortë e SHBA-ve për të punuar së bashku për promovimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies, si në rajon ashtu edhe përtej tij.

“Ne mbështetemi tek udhëheqja e fortë e SHBA-ve ndërsa punojmë së bashku për promovimin e paqes, sigurisë dhe mirëqenies në rajonin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Osmani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat