Krasniqi e LDK-së akuzon Qeverinë: Po i blen votat me ka 100 euro për pensionista

Aktuale

Krasniqi e LDK-së akuzon Qeverinë: Po i blen votat me ka 100 euro për pensionista

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 06:33
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin se po i blejnë votat me nga 100 euro për pensionistët.

Krasniqi ka deklaruar se kjo qeveri ka pësuar regres në të gjithë sektorët.

“Ju ka jep ndihma në fundvit pensionistëve dhe fëmijëve. Këta ma herët na thojshin po bleni vota dhe tash e ka ba ata pikërisht me ble vota”, ka thënë Krasniqi.

Për më tepër, ajo ka thënë se qeveria Kurti ua ka vështirësuar jetën qytetarëve.

“Kemi pasë një inflacion të lartë. Kjo qeveri vetëm se ne e kemi propozu heqjen e TVSH-së nuk e ka bërë. Kjo qeveri ua ka vështirësuar jetën qytetarëve”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat