Smajlaj: Qytetari është në “terr informativ”, s’po dihet çfarë po ndodh në KQZ

Aktuale

Smajlaj: Qytetari është në “terr informativ”, s’po dihet çfarë po ndodh në KQZ

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 06:37
Avdi Smajlaj

Qytetari është në ‘terr informativ’, nuk është mjaftueshëm i informuar se çfarë është duke ndodhur në KQZ.

Kështu thotë politologu Avdi Smajlaj lidhur me “kaosin” i cili e ka kapluar KQZ-në me rezultat e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Madje, ai thotë se me këtë që po ndodhë po prishet  edhe imazhi i ditës së votimit.

“Është  vërtetë e pashpjegueshme se çfarë po ndodh në KQZ. Qytetari është në ‘terr informativ’, nuk është mjaftueshëm i informuar se çfarë është duke ndodhur në KQZ. Mendoj se po i prishet imazhi i ditës së votimit, që vërtetë ishte një ditë për t’u përshëndetur gjithashtu edhe i gjithë procesi i votimit. Është vështirë e kuptueshme. Nuk e di se ku e tek është arsyeja, por me të vërtetë e ka rënduar procesin zgjedhor në Kosovë”, tha ai në emisionin “Info Nata”.

Problemet teknike e vonimi i numërimit të votave, sipas politologut vonojnë edhe formimin e institucioneve.

“Këto të gjitha janë dëm, jo vetëm në dëm të mungesës së transparencës se çfarë po ndodhë me votat e qytetarëve, por automatikisht e vonon edhe procesin e bërjes së institucioneve, sidomos në kohën kur tani jo vetëm ne, por bota është duke kaluar në tranzicion”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat