Kolshi nga IKD: Vonesa në numërimin e votave minon besimin e qytetarëve

Aktuale

Kolshi nga IKD: Vonesa në numërimin e votave minon besimin e qytetarëve

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:04
Melos Kolshi

Reforma zgjedhore e miratuar në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës ishte një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të procesit zgjedhor, me qëllim të shmangies së problemeve që kanë shoqëruar zgjedhjet në të kaluarën, por kjo reformë sipas Melos Kolshit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi nuk është reflektuar në praktikë.

“Në njërën nga dispozitat e ligjit të ri thuhet se brenda 48 orëve pas mbylljes së vendvotimeve të dalin rezultatet preliminare dhe të dihet fituesi. Mirëpo jemi dëshmitarë se një gjë e tillë nuk është që ka ndodhur. Po ashtu kemi pasur edhe vonesa për fillimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë”, ka theksuar Kolshi në magazinën “Info Plus” në RTK.

Në këtë kontekst, sipas Kolshit, një situatë e  tillë mund të minojë besimin e qytetarëve në institucionet zgjedhore dhe mund të rrisë mundësinë që partitë politike të mos e pranojnë rezultatin dhe të rriten numri i ankesave.

“Mbi të gjitha është vonesa në formimin e institucioneve, për shkak se secila procedurë e formimit të institucioneve në bazë të Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhet ngushtë me rezultatin zyrtar të zgjedhjeve”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat