​Marshi i grave, hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

Aktuale

​Marshi i grave, hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

Më: 8 mars 2025 Në ora: 13:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë” po vazhdojnë marshin e tyre për në objektin Policisë së Kosovës, duke hedhur ngjyrë dhe tymuese të kuqe afër hyrjes kryesore të stacionit policor.

Ndërkohë që përmes zmadhuesve të zërit, po përmenden emrat e grave të vrara gjatë viteve të fundit në Kosovë.

“Poshtë Policia patriarkale, Policia i ka duart me gjakun e grave të vrara”, dëgjohen duke thënë pjesëmarrësit në marsh.

Njëjtë vazhduan edhe në drejtim të objektit Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat