Abdixhiku flet për takimin me liderët e partive opozitare: Kadalni burra se...

Aktuale

Abdixhiku flet për takimin me liderët e partive opozitare: Kadalni burra se...

Më: 13 mars 2025 Në ora: 23:02
Lumir Abdixhiku

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se pse s’është takuar ende me liderët e partive të tjera opozitare për të biseduar sa i përket një koalicionit të mundshëm mes tyre.

Ai tha se një herë duhet t’i takojë anëtarët e partisë së tij, pastaj do të vendosë për takimin me partitë opozitare.

“Kadalni burra se ka ni far rendi këtu. E para duhet t’i takojë strukturat e partisë, ende s’i kam takuar kryetarët e degëve, kam takuar kryesinë, dhe natyrisht kemi komunikime njerëzore, kemi pasë gjithmonë me partitë tjera parlamentare.

Me z.Haradinaj kam komunikime të vazhdueshme me shkrim sepse trajton cështje të interesit të ndryshëm. Unë komunikoj gjithë, por s’kam dasht të bëjë takime të tilla pa folur me anëtarët e shtëpisë time politike”, ka thënë Abdixhiku në Rubikon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat