Një grup i të rinjve nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë vizitojnë Manastirin e Deçanit

Aktuale

Një grup i të rinjve nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë vizitojnë Manastirin e Deçanit

Më: 16 mars 2025 Në ora: 21:22
Pamje nga vizita

Një grup të rinjsh, të krishterë ortodoksë, nga Kisha Ortodokse e Shqipërisë vizituan Manastirin e Deçanit, të shoqëruar nga Ati Spiro Topanxha dhe Nathan e Gabriella Hoppe. Pas vizitës në kishë, grupi u angazhua në një diskutim mbi tema shpirtërore me igumenin e Manastirit, Ati Sava.

Në një postim në rrjetin “X’, thuhet se “vëllezërit e Manastirit i pritën vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria me një vizitë në kompleksin e Manastirit dhe i pritën për një shujtë, duke ofruar një mundësi për shoqëri dhe shkëmbim bisedash.

Vizita u karakterizua nga fryma e vëllazërisë së krishterë”.

Tutje në njoftim thuhet se “grupet e pelegrinëve të krishterë ortodoksë nga Shqipëria kanë vizituar edhe në raste të mëparshme Deçanin dhe vendet e tjera të shenjta në Kosovë dhe janë pritur gjithmonë me një frymë dashurie dhe respekti vëllazëror, duke reflektuar unitetin e besimit dhe traditën e përbashkët shpirtërore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat