Kelmendi takoi Prokurorin Ndërlidhës të Britanisë për Ballkan Perëndimomr

Aktuale

Kelmendi takoi Prokurorin Ndërlidhës të Britanisë për Ballkan Perëndimomr

Më: 18 mars 2025 Në ora: 20:45
Pamje nga takimi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike në Tiranë, Derek Frame, Prokurorin Ndërlidhës të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor dhe Oficerin Ndërlidhës të Drejtësisë Penale në Ambasadën Britanike në Tiranë, Enco Elezi.

Siç bëhet e ditur, në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte bashkëpunimi efektiv në çështjet ligjore që përfshijnë ndihmën juridike ndërkombëtare, ekstradimin dhe temat tjera nga fusha e drejtësisë penale. 

Njoftimi:

“Palët shprehen angazhimin e tyre për të nisur iniciativa të reja të bashkëpunimit, veçmas në ndërtimin e një komunikimi zyrtar permanent dhe bashkëveprimi të qëndrueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit”, bëhet e ditur në njoftimin nga zyra e kryeprokurorit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat