Avokati Spartak Ngjela ka vlerësuar marrëveshjen për mbrojtje mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.
Derisa për reagimni serb thotë se janë ende primitivë drejtuesit politik të Beogradit.
“Kosova tani ka aleancë mbrojtëse me dy shtete të NATO- s, domëthënë juridikisht Kosova është në mbrojtje me ombrellën ushtarake të NATO- s”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Aleanca e mbrojtjes Shqipëri-Kosovë-Kroaci ka shqetësuar deri në ekstrem Serbinë.
Pse e ka këtë histeri injorante dhe primitive presidenti i Serbisë Vuçiç dhe politika e Serbisë kundër një marrëveshjeje ushtarake të tre shteteve të Ballkanit Perëndimor?
Sepse janë ende primitivë drejtuesit politik të Beogradit.
Gjithçka është e qartë.
Kjo tregon se aleanca Shqipëri-Kosovë-Kroaci i ka hequr dhe zbuluar Serbisë çdo mendim të fshehtë që mund të ketë pasur për Kosovën.
Kosova tani ka aleancë mbrojtëse me dy shtete të NATO- s, domëthënë juridikisht Kosova është në mbrojtje me ombrellën ushtarake të NATO- s.
Por fakti që Beogradi politik sot tregoi se është prekur me një tension të brendshëm nga kjo aleancë, kuptohet se, në programin e fshehtë primitiv të saj, Serbia ka luftën pushtuese kundrejt Kosovës.
Por aleanca ushtarake Shqipëri - Kroaci - Kosovë, siç duket ia ka djegur Serbisë ndër duar këtë kartë.
Të paktën, këtë të jep të kuptuar ky tension absurd që ka ngritur alarmin e Aleksandër Vuçiçit kundër kësaj aleance.
Serbët vuajnë ende nga sindromi shekullor i pushtuesit, dhe këtë e provuan edhe sot me tensionin e tyre primitiv për aleancën Shqipëri-Kroaci-Kosovë.
Por tani dihet si fakt historik që Serbinë shqiptarët e Kosovës e kanë mundur në luftë, dhe pavarësia e Kosovës ka ardhur nga një luftta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me mbështetjen edhe të NATO-s, kundër Jugosllavisë.
Në këtë luftë çlirimtare të Kosovës, NATO ka bombarduar Beogradin.
E ka harruar presidenti fantazmë Vuçiç këtë luftë?!
Dhe prandaj, përmendja e këtij fakti historik, që Vuçiç është një i mundur në luftë, i jep fund çdo diskutimi dhe çdo përpjekjeje të Serbisë për të ringjallur një pushtues të vdekur, të cilin shqiprarët e Kosovës e kanë vrarë me luftë heroike, në vitin 2008.
Prandaj aksioma historike që duhet përmendur për këtë rast, është kjo:
I vdekuri i mundur në një luftë çlirimtare, nuk ka kurrë mundësi që të ringjallet!