KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Aktuale

KDI tregon kur mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Më: 19 mars 2025 Në ora: 19:06
KQZ

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme.

Kështu ka thënë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), pasi që PZAP-ja ka refuzuar të gjitha ankesat e parashtruara nga subjektet politike që kundërshtonin rezultatet zgjedhore apo kërkonin ndërhyrje në proces.

AI ka thënë se sipas procedurave ligjore, subjektet politike kanë 48 orë nga pranimi i vendimit të PZAP për të ushtruar të drejtën e tyre për apelim në Gjykatën Supreme dhe kjo e fundit ka 96 orë për të shqyrtuar dhe vendosur mbi këto ankesa.

“Duke ndjekur dinamikën e deritanishme, nëse paraqiten ankesa në Supreme – me supozimin se as ajo nuk do të dalë përtej argumentimit të PZAP-së – rezultatet do të mund të certifikohen më së largu në mes të javës së ardhshme”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat