​Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Aktuale

​Osmani: Drafti i Asociacionit nuk është në përputhje me Kushtetutën

Më: 20 mars 2025 Në ora: 15:01
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga Bashkimi Evropian nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo tha se i njëjti ka probleme të shumta të cilat ia kanë adresuar edhe emisarit të ri të BE-së për dialogun, Peter Sorensen, në takimin e mbajtur në fillim të kësaj jave.

Osmani theksoi se presin nga lidershipi i ri i BE-së të marrë parasysh kërkesat e Kosovës.

Këto komente, Osmani i bëri në konferencë për media pas takimit me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat