Ibishi: Ideja e “botës serbe” aspekt gjeostrategjik i Rusisë, e rrezikshme

Aktuale

Ibishi: Ideja e “botës serbe” aspekt gjeostrategjik i Rusisë, e rrezikshme

Më: 20 mars 2025 Në ora: 22:42
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se situatë e sigurisë në rajon është e brishtë.

Për këtë aleancës ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ndonëse e vlerëson të rëndësishme ka thënë se është e vonuar

“Duhet të vihet në funksion ngase rreziqet që për Ballkanin Perëndimor janë shumë të prekshme, situate në Bosnjë Hercegovinë është pranë shpërthimit”, ka thënë Ibishi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ai ka thënë se Serbia është kërcënim për sigurinë e rajonit.

“Ideja e re që po jetësohet e “botës serbe që është ajo mbetja e parealizuar e Millosheviqit është shumë e rrezikshme, sepse ajo po kthehet edhe në funksion edhe si aspekt gjeostrategjik i Rusisë për implikim në Ballkan”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat