Ish-ambasadori Lulzim Peci në emsionin “Click” tha se procesi i dialogut nuk mund të ecë përpara pa u qetësuar situate në Beograd. Megjithatë sipas tij për Kosovën është e rëndësishme të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
“Unë sa po e shoh treni do të na ikë prapë sivjet, sepse na kemi qëndrime jo fort të qarta nga ana e partive opozitare, Aleanca është e qartë për dërgimin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, Abdixhiku është shprehur se do ta negociojë, por me kë…Qëndrimi i PDK-së është i paqartë”, tha ai.
“Kështu që në këtë pikë Vetëvendosja dhe këto dy parti pozitare kanë dallime shumë të qartë është vetëm Aleanca. E tash nëse dojnë me ndërtu qeveri stabile por që si mban premtimet e asaj çka kanë mbajt ma tutje e kanë shancën me bo VV-ja me LDK-në dhe PDK-në”, tha ai.
Peci: Qeveria stabile që po kërkon BE-ja është ajo qeveri që ka së paku 61 deputetë dhe zbaton marrëveshjet
Ish Ambasadori Lulzim Peci tha se qeveria stabile të cilën po e kërkon Bashkimi Evropian është ajo qeveri e cila i ka së paku 61 deputetë.
“Edhe një qeveri e cila është e dedikuar që t’I zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel kjo është ajo se çfarë po kërkohet nga Brukseli”, tha Peci.
Peci thotë se ka komunikim mes Brukselit dhe Administratës Trump lidhur me dialogun Kosovë- Serbi
Ish Ambasadori Lulzim Peci duke komentuar intervistën e Aivo Orav tha se aktualisht është duke u bërë një fazë parapërgatitore para fillimi të një ndërmjetësimi serioz të BE-së në raport me dialogun.
“Me sa kam njohuri unë ka një komunikim mes Brukselit dhe Washingtonit me Administratën e Trump lidhur me ecjen përpara dialogut”, tha Peci.