Abdixhiku nga Podujeva: Takoj, falënderoj – me njerëzit e vendit tonë

Aktuale

Abdixhiku nga Podujeva: Takoj, falënderoj – me njerëzit e vendit tonë

Më: 23 mars 2025 Në ora: 23:42
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me qytetarët e Podujevës, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e tyre.

Në një video të shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku zotohet se nuk i ndryshon premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore.

“Kemi qenë të vërtetë, kemi qenë të sinqertë, vazhdojmë të jemi të tillë”, u shpreh ai ndër të tjera.

Tutje, i pari i LDK-së shprehet se kjo parti do të vazhdojë të bëjë ndryshimin.

“Jam i interesuar të punoj me rininë, me njerëzit që do e bëjnë jetën këtu”, tha tutje Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat