Dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri, kjo dyshohet të jetë arsyeja!

Aktuale

Dalin detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Vushtrri, kjo dyshohet të jetë arsyeja!

Më: 24 mars 2025 Në ora: 15:52 Përditësuar në ora: 15:56 më 24.03.2025
Foto nga vendi i ngjarjes

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri: Dorasi dyshohet se e vrau një grua dhe më pas veten

Një rast tjetër i rëndë dyshohet se ka ndodh në Vushtrri, pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë ku u vra një 19-vjeçar.

Dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë sot pasdite në Vushtrri.

Siç merr vesh media, dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë një grua, më pas veten. Rasti dyshohet se ka ndodh tek një furrë e bukës në këtë qytet.

Vrasja e dyfishtë ende nuk është konfirmuar nga Policia dhe as detajet tjera.

Vushtrria s’gjen qetësi: Të shtëna me armë

Media lokale Jepi zë ka raportuar se ka pasur të shtëna armësh në Vushtrri.

Mbrëmë në Vushtrri një 19 vjeçar e ka vrarë bashkëmoshatarin e tij në qendër të qytetit.

Nuk dihet nëse të shtënat e dëgjuara sot lidhen me rastin apo jo.

Policia ende nuk ka raportuar nëse ka viktima.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat