Vrasja e dyfishtë në Stanoc, familjarët hapin dyert për ngushëllime

Aktuale

Vrasja e dyfishtë në Stanoc, familjarët hapin dyert për ngushëllime

Më: 25 mars 2025 Në ora: 16:55
Nexhmije Haradini

Familjarë e miq të familjes së Nexhmie Haradianit shkuan për kryeshëndoshë në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Mërzia për gruan që u vra mesditën e së hënës është e madhe.

E një familjar i 42-vjeçares tha se gjendja e fëmijëve të viktimës nuk është e mirë.

Ajeti sqaroi se raporti i dorasit me viktimën ishte punëdhënës dhe punëmarrës.

Tëvë1 ka mësuar se bashkë me viktimën në momentin kritik kanë qene edhe një grua me vajzën e saj.

Sipas informacioneve dyshohet që dorasi ka plagosur edhe to duke iu shkaktuar kështu lëndime në pjesë të trupit.

E të pame hapën edhe familja e pronarit te furrës, Arsim Morina  që dyshohet se vrau Nexhmie Haradinin, pastaj veten në fshatin Stanoc.

Të njëjtit nuk pranuan të flasin para kamerës, duke thënë se nuk janë ne dijeni se si ka ardhur deri te rasti tragjik.

Derisa nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës treguan se hetimet janë ende duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat