Tentim vrasja në një lokal në Malishevë – aktakuzë ndaj dy personave

Aktuale

Tentim vrasja në një lokal në Malishevë – aktakuzë ndaj dy personave

Më: 26 mars 2025 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet K.Z., për veprat penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzë është ngritur edhe për të pandehurin me inicialet V.K., për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Sipas aktakuzës, ndër të tjera cekët se i pandehuri K.Z., me datë 10.01.2025, rreth orës 02:30-03:00/h, në lokalin “T…” në fshatin Tërpezë, Komuna Malishevë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin V.K., duke vënë në rrezik edhe jetën e personave të tjerë, ne atë mënyre natën kritike lidhur me një mos marrëveshje të momentit, në fjalosje e sipër janë grushtuar në mes vete, ku pason përleshja mes tyre dhe aty ndërhynë për ti ndarë i dëmtuari E.B., mirëpo në ato momente i pandehuri K.Z., nga brezi nxjerrë armën e zjarrit të tipit “NN”, kalibër NN, për të shtënë në të mirëpo pengohet nga E.B., i cili i vë dorën mbi revole, ja kapë dorën dhe nuk ja lëshon me atë rast i pandehuri ka shtënë një herë por që gjatë asaj gjuajtje lëndohet i dëmtuari E.B., në dorë të djathtë, aty kanë ndërhyrë po ashtu të pranishmit ku e kapin për duar dhe krahu, të pandehurin K.Z., ku arrijnë ta ndalojnë, i pandehuri ka dalë nga lokali dhe është larguar nga lokali me veturën e tij.

“Me këto veprime ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173 par.1. nën par.1.5., lidhur me nenin 28 të KPRK-së, dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1. të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thkson se i pandehuri V.K., në vendin dhe kohen e njëjtë, nga përleshje me K.Z., e ka grushtuar K.Z., dhe i shkakton lëndime të lehta trupore të konstatuar në raportin e ekspertizes mjekoligjore.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.1. lidhur me “nën par.1.4. të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë”, ka njoftuar Prokuroria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat