PDK: Masakra e Izbicës na e rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë

Aktuale

PDK: Masakra e Izbicës na e rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë

Më: 28 mars 2025 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar sot në 26-vjetorin e rënies martirët e Masakrës së Izbicës.

Në një postim në Facebook, ky subjekt politik deklaron se me dhembje kujtojnë 147 martirët e rënë nga regjimi kriminal serb.

“Kjo masakër na e rikujton çdo vit çmimin e shtrenjtë të lirisë që ka paguar populli ynë.

Familjarët e viktimave dhe shoqëria jonë nuk do të ndalen kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime të rënda. Kosova nuk harron asnjëherë!”, shkruan PDK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat