Valon Raka i cili është pjesë e fushatës “Asnjë cent më shumë” në “Edicionin Special” tha se aktivizmi i tyre ka bërë që të reagojë edhe presidenca.
Ai tha se me fushatën gjërat kanë “hyrë në lëvizje”, sipas tij është bërë një hap para në sensibilizimin e opinionit.
“Gjërat kanë hyrë në lëvizje, ky është një hap para në sensibilizimin e opinionit, por poashtu edhe të institucioneve relevante të cilat kanë fuqi ekzekutive që mund të jenë palë interesi dhe mund të jenë pjesë e zgjidhjes së problemi në favor të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.
Ai tutje shtoi se nëse mbetet në fuqi do të ketë një sistem dominoje dhe të gjitha çmimet do të rriten gradualisht.
Më datë 15 prill me fillim nga ora 15:00 do të mbahet protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.