Myftiu Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

Aktuale

Myftiu Tërnava: Kush vret një njeri pa të drejtë sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin

Më: 30 mars 2025 Në ora: 07:48
Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në manifestimin qendror për festën e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, u ndal edhe te vrasjet e ditëve të fundit në Kosovë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të respektohet jeta e gjithsecilit.

“Humbën jetën katër qytetarë të vendit tonë që është shqetësim dhe brengosje për të gjithë ne. Në islam vrasja është akt i ndaluar, i shëmtuar dhe një nga gjynahet më të mëdha.

Kush vret një njeri pa të drejtë është sikurse të kishte vrarë gjithë njerëzimin. Apelojmë për respektimin e jetës së çdo individi. Të gjithë duhet të jemi unikë për të treguar paqe dhe solidarizim”, tha myftiu Tërnava.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat