Dëshmitari i fundit në rastin Thaçi dhe të tjerët” nuk paraqitet në asnjë formë

Aktuale

Dëshmitari i fundit në rastin Thaçi dhe të tjerët” nuk paraqitet në asnjë formë

Më: 1 prill 2025 Në ora: 09:50
Hashim Thaçi

Sot është mbajtur seancë gjyqësore për dëgjimin e dëshmitarit të fundit të Prokurorisë së Specializuar në Hagë, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në asnjë formë.

Kryetari i Trupit Gjykues Charles Smith bëri të ditur thjesht se nuk ishte e mundshme sigurimi i tij në seancë.

Ndërkohë gjatë 30 minutave seancë sa zgjati kjo e sotmja, Trupi Gjykues vendosi ta pranojë dëshminë e Ismet Tarës të 2019-ës, edhe pse Prokuroria nuk arriti që t’i bëjë pyetje në gjykatë për shkak të refuzimit të Tarës për t’iu përgjigjur ZPS-së.

Poashtu gjykata ka vendosur se dokumenti për të cilin Tara ka thënë se është përpunuar brenda Prokurorisë, në fakt nuk është vërtetuar të ketë ngjarë ashtu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat