Shpërthimi në Zveçan po hetohet nga njësiti anti-terror

Aktuale

Shpërthimi në Zveçan po hetohet nga njësiti anti-terror

Më: 1 prill 2025 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Një granatë dore ka shpërthyer në mesnatë te zyrat e Postës së re në Zveçan.

Po ashtu një tjetër u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga policia.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Me anë të një njoftimi, bëri të ditur se hetimet po zhvillohen nga Njësiti Anti-Terror.

“Policia e Kosovës i dënon ashpër këto veprime të rrezikshme dhe apelon tek qytetarët që të bashkëpunojnë me autoritetet për të ndihmuar në identifikimin e autorëve të këtij shpërthimi. Çdo informacion që mund të ndihmojë hetimet mund të raportohet në numrat e Policisë apo përmes linjave të besueshme të raportimit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat