Drejtori Mikullovci takon drejtorin Metaj, diskutojnë për përmirësimin e kapaciteteve emergjente në Mitrovicën Veriore

Aktuale

Drejtori Mikullovci takon drejtorin Metaj, diskutojnë për përmirësimin e kapaciteteve emergjente në Mitrovicën Veriore

Më: 1 prill 2025 Në ora: 15:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme, drejtori i Drejtorisë së Emergjencave në Komunën e Mitrovicës Veriore, Tahir Mikullovci dhe ekipi i tij, janë takuar me drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj.

Në këtë takim është diskutuar për përmirësimin e kapaciteteve emergjente në Mitrovicën Veriore.

Bëhet e ditur se Metaj ka premtuar mbështetje, duke përfshirë dhurimin e pajisjeve kundër zjarrit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente.

“Gjatë takimit, z. Metaj premtoi mbështetje konkrete, duke përfshirë dhurimin e pajisjeve kundër zjarrit, me qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente”, thuhet në njoftim.

Thuhet se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbrojtjes civile dhe sigurisë publike në komunë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat