“E turpshme, skandaloze!”, nga Presidenca vjen një reagim i ashpër ndaj Hekuran Muratit

Aktuale

“E turpshme, skandaloze!”, nga Presidenca vjen një reagim i ashpër ndaj Hekuran Muratit

Nga: A.M. Më: 3 prill 2025 Në ora: 22:39
Presidenca e Kosovës

Nga Presidenca e Kosovës ka ardhur një reagim i ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, lidhur me kërkesën që Vjosa Osmani ia bëri qeverisë për heqjen e tarifave ndaj produkteve amerikane.

Këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina përmes një shkrimi në Facebook tha se Hekuran Murati është njeri i fundit që mund të flaës për seriozitet, pasi nuk e ka kuptuar ende që udhëheqja e shtetit është punë 24/7.

“Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor, e leni deklaratat e turpshme dhe fëmijërore”, shkroi Kupina, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hekuran Murati është njeriu i fundit në këtë shtet që mund të na flasë për seriozitet. Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjike në raport me aleatin tonë strategjik e ekzistencial, një njeri që mendon se me fyerje e ofendime mund të arrijë diçka në interes të Kosovës, pas një letre institucionale e mirë të studiuar që Presidentja ia ka drejtuar Kryeministrit bazuar në rregullat e komunikimit shtetëror e mirësjelljes e respektit ndërinstitucional. E turpshme, skandaloze, me mungesë të respektit bazik institucional e me mungesë të njohurive bazike se si udhëhiqet shteti e mbi të gjitha me mungesë të gatishmërisë minimale që të punohet e bashkëpunohet në interes të Kosovës është deklarata e tij e sotme. Hiqni tarifat e paarsyeshme ndaj aleatit tonë kryesor, e leni deklaratat e turpshme dhe fëmijërore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat