Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka dalë me një shkrim në Facebook, lidhur me ftesën që kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti ia ka bërër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Sipas familjes Imeri, kjo është një mundësi e artë për Abdixhikut, për ta treguar vetën e tij, se është lider i pavarur dhe jo patericë e vjetër që e mbah SHIK-u, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Miq,
Ftesa e Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që ia ka bërë Lumir Abdixhikut, është krejt e drejtë, sepse në fund të ditës, fituesi i zgjedhjeve duhet të ftojë humbësit për çaj ose për marrëveshje... të paktën për t'i treguar se me Edi Ramen e Baton Haxhiun nuk fiton...
Tash, kjo është mundësia e artë për Lumirin, t’ia tregojë veten (dhe votuesve te tij) që është lider i pavarur, ose do ta konfirmojë që është një nga ato patericat e vjetra që mbajnë SHIK-un në këmbë.
E nëse nuk vepron si burrë shteti, përfundon duke u shndërruar në argatin e radhës duke u rreshtuar ne kolonën e atyre qe synim kanë zhdukjen e LDK-së.