Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Aktuale

Kosova dhe Serbia këmbejnë akuza në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Më: 8 prill 2025 Në ora: 10:48 Përditësuar në ora: 21:18 më 08.04.2025
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Gërvalla ka udhëtuar për në Nju Jork

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).

Sipas njoftimit per media, në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.

Gërvalla do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale.

Si dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat