Tahiri: Dy Qeveritë e Kurtit kanë shkelur Kushtetutën 11 herë në 5 vite

Aktuale

Tahiri: Dy Qeveritë e Kurtit kanë shkelur Kushtetutën 11 herë në 5 vite

Më: 9 prill 2025 Në ora: 10:59
Abelard Tahiri i PDK-së

Abelard Tahiri i PDK-së ka theksuar rëndësinë historike të 17-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin juridik dhe politik të shtetit..

Ai ka theksuar se respektimi i Kushtetutës është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe stabile.

Megjithatë, ai ka kritikuar dy qeveritë e udhëhoqura nga Albin Kurti, të cilat kanë kryer 11 shkelje kushtetuese në pesë vitet e fundit, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Tahiri ka shtuar se PDK ka dorëzuar 28 lëndë në Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur rendin kushtetues, duke theksuar se qëllimi i partisë është ruajtja e integritetit të shtetit, parandalimi i kapjes së institucioneve dhe mbrojtja e rendit demokratik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat