“Nuk i kanë numrat” / Rexhaj i VV-së: Opozita nuk e formon Qeverinë!

Aktuale

“Nuk i kanë numrat” / Rexhaj i VV-së: Opozita nuk e formon Qeverinë!

Më: 9 prill 2025 Në ora: 21:53
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosej, Arbër Rexhaj është shprehur i bindur se partitë opozitare nuk i kanë numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve të reja.

Rexhaj potencoi se nëse Vetëvendosje nuk mund ta formojë qeverinë, një gjë të tillë nuk mund ta bëjë as opozita.

“Nëse LVV nuk arrin ta krijojë qeverinë, që i kemi 48 deputetë, atëherë as opozita me formulimin se si është në Kuvend nuk mund ta formojë qeverinë, nuk është çështja te bllokimi ose jo”, ka thënë Rexhaj.

Tutje, Rexhaj ka thënë se LVV-ja nuk do të bllokojë krijimin e institucioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat