Cakolli kritik për qasjen refuzuese të LDK-së: Frikë se do të dështojë në skenaret e mundshme të formimit të Qeverisë

Aktuale

Cakolli kritik për qasjen refuzuese të LDK-së: Frikë se do të dështojë në skenaret e mundshme të formimit të Qeverisë

Më: 10 prill 2025 Në ora: 06:17
Eugen Cakolli

Qasjen refuzuese të LDK-së ndaj LVV-së po e cilëson të gabueshme, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Cakolli deklaroi se kjo po shihet edhe si një frikë nga LDK-ja se mund të dështojnë skenarët e formimit të qeverisë nga dyja palët, si nga pozita por edhe nga opozita.

“Dhe unë besoj që kalkulimi aktual i LDK-së ka qenë që edhe nëse dikush do të dështojë, qoftë Lëvizja Vetëvendosje apo pala tjetër, në këtë rast PDK, AAK dhe Nisma, të paktën LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e asnjërit dështim”, deklaroi Cakolli.

Kujotjmë, se LDK ka refuzuar takimin konsultativ me Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat