Kush me kë në qeveri? – Flet Fatmir Humolli

Aktuale

Kush me kë në qeveri? – Flet Fatmir Humolli

Më: 11 prill 2025 Në ora: 19:41
Fatmir Humolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, deklaroi se ka besuar që koalicioni paszgjedhor mund të bëhej mes LDK-së dhe LVV-së.

“Kam besuar që LDK-ja në kuptimin praktik do të bëhej me Vjosën dhe grupin GUXO ta integrojë brenda LDK-së, për t’u arsyetuar edhe para elektoratit të vetë, dhe VV-ja koalicion.

Por tash faktet nuk vijnë në shprehje për asgjë”, deklaroi Humolli në emisionin “DPT TE FIDANI”.

Ai tutje shtoi se është ditur se asnjë parti nuk i ka numrat për ta bërë qeverinë dhe se opozita është dashur të bëhet bashkë e të paraqiten para qytetarëve dhe të thonë se ‘kjo do të jetë qeveria e ardhshme, nëse ne i bëjmë 61 vota në Kuvend”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat