Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se formimi i qeverisë së re në Serbi ka ngjallur shqetësime serioze për stabilitetin në rajon dhe orientimin strategjik të vendit.
Sipas tij, përfshirja e figurave proruse si Aleksandar Vulin dhe Nenad Popović – të dy nën sanksione amerikane – tregon një largim të qartë nga perëndimi dhe një afrim me boshtin Rusi-Kinë.
Për më tepër, kapja e institucioneve të sigurisë dhe mungesa e kredibilitetit reformator vënë në pikëpyetje të ardhmen e integrimit të Serbisë në BE, duke rrezikuar ta çojnë vendin drejt izolimit ndërkombëtar.
Shkrimi i plotë:
Ndikim Negativ i Qeverisë se re Serbe për rajonin!
1.Dominimi i figurave proruse dhe të sanksionuara ndërkombëtarisht
✅️ Aleksandar Vulin dhe Nenad Popović, të përfshirë në strukturat e reja qeveritare, janë individë të njohur për lidhje të ngushta me Federatën Ruse, përfshirë deklarata dhe veprime anti-perëndimore.
✅️ Të dy janë nën sanksione të SHBA-së, çka nënkupton një qasje të qartë drejt largimit nga bashkëpunimi me SHBA-në dhe BE-në dhe afrim me Boshtin Lindor (Rusi-Kinë).
2. Riciklim i elitës politike të vjetër nacionaliste
✅️ Kjo qeveri nuk paraqet freski politike, por vazhdimësi të linjës së vjetër nacionaliste dhe konservatore, që është shpesh e përqendruar në diskurs përçarës.
✅️ Kjo minon çdo besueshmëri në reformën e shtetit dhe bën që Serbia të mbetet peng i strukturave autoritare dhe influencës ruse.
3.Rrezik për polarizim dhe tensione etnike në rajon
✅️ Retorika dhe përbërja e qeverisë sugjerojnë një qëndrim të ashpër ndaj Kosovës, çka mund të çojë në eskalim të tensioneve në veri të Kosovës, si dhe përplasje diplomatike me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.
✅️ Emërimi i një shqiptari në kabinet është më shumë garniturë politike kozmetike, sesa reflektim i ndonjë hapjeje të sinqertë.
4.. Kapja e institucioneve të sigurisë
✅️ Me Dačić në Ministrinë e Brendshme dhe ndikimin e Vulin në nivele të larta, mund të pritet një politizim i mëtejshëm i policisë dhe shërbimeve të inteligjencës.
✅️ Shteti i së drejtës dhe transparenca në sektorin e sigurisë rrezikojnë të përkeqësohen, duke lënë vend për abuzime dhe operacione të inteligjencës me ndikim rus.
5.Ngadalësim ose stagnim i procesit të integrimit në BE
✅️ Kjo përbërje nuk ka kredibilitet reformator në sytë e Brukselit. Përkundrazi, me praninë e figurave anti-BE, procesi i integrimit rrezikon të ngrirët ose të kushtëzohet rëndë, duke i shkaktuar Serbisë izolim diplomatik.