Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Aktuale

Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Më: 15 prill 2025 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi përvjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit.

“Më 15 dhe 16 prill të vitit 1999, në Sllovi të Lipjanit, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga krimet më të tmerrshme të luftës në Kosovë. 45 shqiptarë u vranë dhe u masakruan mizorisht, ndërsa shumë të tjerë u plagosën, vetëm pse ishin shqiptarë.

I kujtojmë me respekt jetët e pafajshme që u shuan në ato ditë.

Kujtesa për ta është thirrje për drejtësi”, shkroi presidentja Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat